25 / 11 / 2024
Svjetski dan lasta - 19. mart
Dan lasta - 19. mart
Çfarë është shkenca qytetare?
E thënë thjeshtë shkenca qytetare është një kërkim nga qytetarët e thjeshtë të cilët nuk janë shkencëtarë profesionist. Shumë nga zbulimet më të mëdha në botë janë bërë nga njerëz të cilët nuk kanë kualifikime kërkimore apo shkencore. Përshembull, planeti Uran është zbuluar në 1981 nga astronomisti William Herschel, i cili bleu një teleskop, dhe të ardhurat e tij më përpara i siguronte si muzikant. Gjithashtu Charles Darwin, i cili ngriti teorinë e evolucionit më përpara kishte mbaruar studimet për doktor.
Secili nga ne mund të bëhet një qytetarë që kontrubon në shkencë. Grupi i vullnetarëve janë veqanërisht të rëndësishëm për të dhënë kontributin e tyre në Spring Alive për grumbullimin e informacioneve në çdo vend në të gjithë botën. Vullnetarët nuk janë mjaftueshëm të kualifikuar si shkencëtarë për të kryer studimin vetëm, prandaj ndihma e tyre është e rëndësishme.
Nuk është e nevojshme të bëheni një ekspert. Detyra juaj është shumë e thjeshtë, përshembull të fotografoni bimët ose të vëzhgoni shpendët në kopshtin tuaj. Sa më shumë detyra të vështira të keni aq më mirë do të trajnoheni për punën që po bëni. Kështu ju mund të dërgoni të dhënat e grumbulluara shkencëtarit që po punon me projektin i cili do ti marrë të gjitha së bashku dhe të nxjerrë rezultatet.
Si mund të ndimojnë shpendët shkencëtarët që kontriubojnë në shkencë?
Shpendët mund të gjendën pothuajse në çdo pjesë të botës dhe migrojnë në distanca të mëdha. Qytetarët që kontubojnë në shkencë mund të na ndihmojnë në gjurmimin e numrit të shpendëve dhe se si ato ndryshojnë në të gjithë botën. Me këtë informacion ne mund të identifikojmë specie dhe habitatet të cilat janë të rrezikuara dhe si mund ti ndihmojmë ato. Përshembull, vullnetarët të cilët numërojnë shpendët pjesë e Skemës Europiane të Monitorimit të Shpendëve të Zakonshëm kanë zbuluar që Europa ka humbur 600 milion shpendë migrues në 40 vite ku pjesa më e madhe ka ardhur si rezultat i bujqësisë intensive. Ndërsa qytetarët në të gjithë botën kanë përdorur Natura Alert një faqe në interet për të raportuar çdo rrezik që është duke kërcënuar shpendët e rëndësishëm të zonës dhe biodiversitetin duke nxitur grupet e reja të ruajtjes të ndërmarin aksione në lidhje me këtë qështje.
Foto: Grupi i monitorimi të shpendëve, Sengal; ©NCD
Shpendët janë të pranishëm gjithashtu në vende të largëta të cilat janë të vështira për tu aksesuar nga shkencëtarët, kështu monitorimi i shpendëve mund ta bëhet nga banorët e këtyre zonave. Në 2021, dy miqë të cilët ishin duke mbledhur të dhëna në pyllin e shiut në Borneo zbuluan një lloji të ri të shpendëve. Pasi dërguan fotografitë në organizatën e vendit të tyre të vëzhgimit të shpendëve, ato mësuan se kishin zbuluar një shpend si Malacocincla perspicillata e cila kishte humbur për 172 vite më pare dhe mendohej të ishte zhdukur.
Një rrugë tjetër që Spring Alive mund të ndihmojë shpendët është duke nxitur njerëzit për të dashur dhe rrespektuar natyrën. Kalimi i kohës duke vëzhguar dhe mësuar për shpendët i bën ato më të dashur dhe të kujdesen për mbrojtjen e tyre. Kjo ide është praktikuar shekuj më parë: Në 1900 Ornitologu M. Chapman zëvendësoi traditën e gjuetisë masive që praktikohej për Krishtlindje dhe vriteshin me mijëra shpendë çdo vit me traditën e numërimit të vazhdueshëm të shpendëve pikërisht në këtë ditë. Në Qipro gjuetia është e rrënjosur në kulturën e vendit, kështu partneri jonë në Qipro ka realizuar një guidë shpendësh për fëmijë për të inspiruar gjeneratat e reja që të duan shpendët.
Foto: Kalimi i kohës duke vëzhguar shpendët i bën njerëzit ti vlerësojnë më shumë dhe ti mbrojnë ato,©Asociacion Calidris.
Si mund të bëhem pjesë?
Ka shumë projekte të ndryshme që mund të zgjidhni të jepni kontributin tuaj si qytetarë. Një mundësi argëtuese për të rinjtë do të ishte të bëhen pjesë e Spring Alive duke mbajtur të dhënat për numrin e shpendëve të vëzhguar dhe hedhja e tyre në hartë. Kjo do të na ndihmojë ne për të gjurmuar shpendët migrues në kohë reale dhe se si ndryshon numri i tyre kur lëvizin nga njëri vend në tjetrin.
Qëndroni në kontakt me Partnerin tonë të Sring Alive të vendit tuaj për të mësuar sa më shumë, dhe shkarkoni aplikacionin eBird në telefonin tuaj dhe aty mund të shënoni të gjithë shpendët e vëzhguar në çdo vend në të cilin ju ndodheni në Botë. Nëse dëshironi merrni pjesë në Global Big Day, Global Bird Weekend ose EuroBirdwatch. Nëse shikoni ndonjë kafshë të egër tjetër e cila është e panjohur ose e kërcënuar në natyrë, raportojeni tek PPNEA.
Foto: Kundruesit e shpendëve që vrojtojnë baltakët, Norfolk UK © World Migratory Bird Day
Kur të bëheni pjesë në aksionin e Spring Alive, ndiqni udhëzimet me kujdes dhe përpiquni mos të shqetësoni jetën e egër. Përveq udhëzimeve të tjera përpiquni të jeni miqësorë me mjedisin dhe përdorni transport i cili ka sa më pak shkarkime të dëmshme në mjedis. Gjithmonë sigurohuni që informacioni juaj është është i saktë, përshembull duke u përdorur udhëzuesin e shpendve dhe pyesni organizuesit për çdo gjë nëse ju jeni i pasigurt . Kjo do të sigurojë që vëzhgimet e juaja të jenë të sakta dhe shkencërisht të mundshme, dhe mund të na ndihmojë ne për vëzhgimet të cilat kemi nevojë.
25 / 11 / 2024
Dan lasta - 19. mart
25 / 11 / 2024
Dan lasta - 19. mart
25 / 11 / 2024
Anyone can be a citizen scientist. Community volunteers are especially useful in big projects where scientists need to gather information from across the whole country, or even the whole world.
25 / 11 / 2024
Ziņo par saviem gājputnu novērojumiem!
25 / 11 / 2024
Researchers in Flanders (Belgium) analyzed roadkill records from the last decade in the region, using data provided by citizen scientists. The data referred to 145,000 km of transects monitored, resulting in records of 1,726 mammal and 2,041 bird victums.
25 / 11 / 2024
BUT the growth of public participation in bird monitoring can greatly contribute to enhance conservation impact.
25 / 11 / 2024
BUT public participation in bird monitoring can greatly contribute to enhance conservation impact.
10 këshillat tona se si të beheni nje vëzhgues i mirë i shpendëve
Dallëndyshet bishtgërshërë janë një nga speciet më të përhapura dhe të njohura të shpendëve në botë. Le ti njohim ato! :)
Ne shohim një zog të vogël në tokë dhe mendojmë se është i vetëm, i pafuqishëm, i vogël, i ftohur, i ngathët dhe me push…është e vështirë të rezistojnë dhe mbijetojë. Shpesh njerëzit ndërhyjnë kur në fakt shumica e zogjve janë “të sapoçelur” të cilët duhen lënë vetëm.
Përshembull sot pak fëmijë pëlqejnë të dëgjojnë thirrjen e Qyqes se sa prindërit e tyre dhe këta të fundit më pak se gjyshërit e tyre.
Nëse vendosni jashtë ushqim për shpendët, ju do të ndihmoni shpendët e zonës në kohën kur ushqimi në natyrë është i pakët, dhe kështu ato do të jenë gati për tu shumuar në pranvërë.
Bëjeni Pranverën të vij plot gjallëri në oborrin apo kopshtin tuaj!
A jeni i shqetësuar për dëmin që po i bëhet jetës së egër në zonën tuaj, por ju nuk dini të bëni asgjë për këtë? Ndoshta ju keni një vend të preferuar për të shijuar natyrën dhe doni të siguroheni nëse ajo zonë është e mbrojtur?
Lejlekët fluturojnë në zonën përreth për të mbledhur materiale për foletë e tyre dhe mund të marrin me vete objekte të ndryshme të krijuara nga njeriu pa e kuptuar se ato mund të jenë të rrezikshme.
Shumë shpendë ndërtojnë foletë e tyre në zgavra të vogla. Por shpyllëzimi i pyjeve ka bërë që të priten pemët e vjetra të cilat kanë qënë shtëpi për shumë shpendë që ndërtojnë foletë e tyre në zagavrat e këtyre pemëve.