
Ne shohim një zog të vogël në tokë dhe mendojmë se është i vetëm, i pafuqishëm, i vogël, i ftohur, i ngathët dhe me push…është e vështirë të rezistojnë dhe mbijetojë. Shpesh njerëzit ndërhyjnë kur në fakt shumica e zogjve janë “të sapoçelur” të cilët duhen lënë vetëm.
Ndalo. Mendoni. Është ndërhyrja gjëja më e mirë që duhet bërë në këtë situatë? Ne mund te kemi qëllime të mira, por marrja e zogut me vete mund te jete një ide e keqe, në kundërshtim me natyren, dhe madje mund të përkeqesojë gjendjen e zogut.
Këshillat kryesore:
- Nëse zogu është “i sapoçelur” gjëja më e mirë që mund të bëni është ta leni atë të qetë, edhe nëse të duket i ngathët dhe i lezetshëm, dhe nuk mundet të fluturojë siq duhet. Vetëm nëse është ndonjë rast i rrallë.
- Nëse zogu është i gjakosur ose i plagosur dukshëm nga një mace/makinë/dritare…telefononi qëndrën locale të rehabilitimit të kafshëve të egra ose veterinerin (jo organizatat e ruajtjes).
- Nëse është në rrezik të menjëhershëm… (psh në rrugë, mace gati për ta ngrënë) lëvize pak më tutje në një vend më të sigurtë (psh në shkurre) ku prindërit e zogut mund ta dëgjojnë ose shikojnë atë.
- Ta rrisni zogun vetëm… është zgjidhja e fundit dhe kjo duhet të bëhet nga një ekspert dhe nuk mund të jetë shumë e suksesshme.
- Zogjtë e egër nuk janë shtëpiakë… Marrja e tyre është shpesh e paligjshme.
- Vetëm 30% e zogjve këngëtarë mund të mbijetojnë në vitin e parë të jetës, por kjo është një strategji që të mbijetojnë më të fortit.
Hiqni dorë nga mitet!
- Shpendët nuk i braktisin të vegjëlit e tyre për shkak të nuhatjes së tyre, nëse duhet të kujdesesh për zogjtë, është mirë!
- Zogu është më mirë në natyrë se sa në kujdesin tuaj.
Për më shumë këshilla ose shpendë të plagosur…. Përdorni internetin për të gjetur qëndrat e rehabilitimit!
Si ju duket zogu?

Një zog i sapoçelur nga veza ( 0-3 ditësh)
- Pa pendë (i zhveshur)
- Sytë të pa hapur
- Vështirë se mund të lëvizë
Është i sapo çelur nga veza dhe ka nevojë që të jetë brenda në fole.

Zogu që nuk mund të fluturojë (3-13 ditësh)
- Sytë e hapur
- Pak pendë të vogla dhe të mbwshtjella si tub
- Është i vogël dhe ka nevojë për fole
“Thjeshtë më kthe në folenë time”; lëreni natyrën të bëjë pjesën tjetër.

Zogu që mund të fluturojë (13- 14 ditësh)
- I dobët, mund të kërcejë, tundë krahët, mund të qëndrojnë në degë
- Ka pupla (por mundë të jenë të shkurtëra)
- Mund ta lërë folenë dhe të fluturojë, por ushqehet akoma nga prindërit.
“Nëse jam një zog i vogël që mund të fluturoj, më lini të qetë, unë kam nënën time që kujdeset për mua”.
Dejka (Apus apus)
- Ky zog fluturon shpejtë dhe nuk e prekë token, asnjëherë në jetën e tij. Ata nuk janë shumë të mirë në ecje.
- Identifikoni saktë speciet
- Vlerësoni situatën: Dejkat kanë nevojë për platformë të lartë për tu ngritur.
Natyra është ndonjëherë e ashpër (por e mahnitshme!)
- Fatkeqësisht, me të gjithë përpjekjet tona ndonjëherë zogjtë nuk mbijetojnë ose braktisen për shkak të sëmundjeve ose mungesës së ushqimit. Kështu shpendët bëjnë shumë vezë dhe më të fortit mbijetojnë.
- Është e trishtueshme, por ndonjëherë zogu është një vakt i mirë për një kafshë tjetër grabitqare (si shpend të tjerë grabitqarë ose një dhjelpër, ose mace) dhe është e gjitha pjesë e zingjirit ushqimorë.
- Mund të rrisni shanset për suksesin e ndërtimit të foleve, duke mbjellë bimë në oborrin tuaj miqësore për insektet dhe shpendët.