Bëjeni Pranverën të vijë plot gjallëri në oborrin apo ballkonin tuaj!
Ardhja e shpendëve migratorë përbën një sinjal të ndryshimit të sezonit, kur jeta po lulëzon. Shfrytëzojeni këtë kohë jashtë duke shijuar natyrën, dhe në të njëjntën kohë bëni dicka për ta përmirsuar.
Ndiqni këshillat tona dhe bëni disa ndryshime të vogla për të bëre kopshtin, ballkonin ose shkollën tuaj miqësore me shpendët.
Në çdo kohë apo vend që të keni mundësi, ju mund të ndihmoni shpendët në kopshtin tuaj.
Ju do të jeni me fat sepse do të vizitoheni nga shpendët migratorë të Spring Alive dhe do të ndihmoni ato me vendpushime dhe ushqim, por të jeni të sigurtë që do të shpërbleheni nga lulëzimi i jetës së egër në ballkonin tuaj gjithashtu.
Mendoni që kopshti ose ballkoni është rezervati juaj natyrorë dhe ju jeni drejtuesi.
Nëse secili nga ne, e bën oborrin e tij miqësorë për shpendët, imagjinoni sa shumë shpendë dhe biodiversitet do të formojnë!
Mbasi ju ta praktikoni këtë, dërgoni arritjet tuaja në faqen Spring Alive në facebook dhe flickr!
Nëse ju e ndërtoni oborrin apo ballkonin tuaj miqësorë për shpendët, ato do të jenë vizitorët tuaj të ardhshëm!
Disa këshilla kryesore:
1.Ndërtoni një shtëpizë për shpendët!
![]() |
| Shtura në shtëpizën e vogël të tij, foto nga A. Kogut |
- Shumë shtëpi dhe oborret e tyre sot ofrojnë vende për foletë e shpendëve dhe i mbajnë ato larg grabitqarëve ose i mbrojnë nga i ftohti i dimrit. Shikoni linkun e mëposhtëm për pordorimin e shtëpizave të drurit, të cilat janë të ndryshme për shpendë të ndryshëm.
- Mbajeni natyrale pamjen e jashtme prej druri ose lyjeni me ngjyra të lehta që reflektojnë nxehtësi dhe asnjëherë mos i lyeni ato nga brenda.
- Vendodhja, vendodhja, vendodhja! Ndërtoni shtëpizat larg grabitqarëve, të strehuar nga shiu dhe nga dielli.
http://www.springalive.net/world/springalive/nest-boxes
http://www.rspb.org.uk/Images/nestbox_tcm9-207414.pdf
http://www.rspb.org.uk/Images/Apple_bird_feeder_tcm9-166680.pdf
2.Kopshte për shpendët
Rrisni larmishmërine: sa më shumë lloje të bimëve të keni, aq më shumë lloje kafshësh do të hasim që përdorin këto mjedise dhe ndër to shumë shpendë do të vizitojnë oborrin tuaj! Sigurohuni që llojet e bimëve të jenë lloje vendase që të mos kemi probleme me llojet invasive!
Përdoreni më rrallë korrësen e barit. Lëreni barin të rritet së bashku me bimët e egra në mënyrë që ato të tërheqin insekte dhe shpendë.
Shmangni përdorimin e pesticideve: pesticidet vrasin çdo gjë, përfshi shpendët dhe insektet si nusepashka, brumbujt dhe insektete të tjera të cilat ushqehen me insekte dhe kërminj dëmtues. Pesticidet mund ti hasim në zingjirin ushqimorë, sistemin ujorë dhe mund të helmojnë shumë lloje të kafshëve.
Mbillni pemë ose bimë shkurrore për të ndihmuar të ardhmen e shpendëve, në çdo hapsirë të mundshme, përfshi dhe në vazo në ballkonin tuaj: të cilat mund të jenë vend strehimi, folezimi, që ofrojnë fruta ose manaferra.
Kërkoni për fole përpara se të zvogëloni oborrin tuaj.
![]() |
| Këndi i shpendëve në shkollë, foto nga K. Fura |
3.Më shumë ujë = më shumë jetë e egër = më shumë shpendë!
![]() |
| Gushëkuqi në vaskën e shpendëve, foto nga B. Fraś |
- Krijoni pellgje me ujë: është një nga gjërat më e mira që mund të bëni për jetën e egër në oborrin tuaj.
- Nëse pellgu me ujë nuk është dhe aq praktik, mos u shqetësni sepse shpendët pëlqejnë edhe vaska të vogla me pak ujë.
- Pastroni vaskat e shpendëve me furçë një herë në javë dhe çdo ditë me ujë të rrjedhshmëm. Ato duhet të jenë pak cm të thella, të kenë mure të pjerrët dhe të mbahen larg maceve, psh në vende të larta, ku nuk mund t’i arrijnë.
4.Ushqimi!
- Mos i ushqeni me bukë shpendët! Shpendët mbushin stomakun e tyre shpejt duke plotësuar nevojat e tyre ushyese por buka e ndenjur myket dhe mund ti dëmtojë ato.
- Përdorni fara të ndryshme, arra, fruta ose copëza të frutave. Ushqimi ideal janë: farat e lulediellit, farat e miksuara, ushqim i konservuar, tërshërë dhe mollë.
- Blini disa ushqyes shpendësh dhe mbajini sa më larg maceve.
- Nëse nuk e hanë ushqimin ndërroni ushqimin rregullisht dhe pastrojini ushqyesit e shpendëve për të parandaluar sëmundjet dhe infeksionet.
- Ju mund të bëni ushqyes për shpendët me shishe të vjetra plastike të pastruara ose duke përdorur si ushqyes mollët!
http://www.rspb.org.uk/discoverandenjoynature/families/children/makeanddo/activities/birdfeeder.aspx
![]() |
| Duke u ushqyer me mollë, photo by I. Strzebońska |
Të gjithë ne kemi nevojë për mbrojtje dhe ushqim, po ashtu edhe shpendët!
Ushqyesit e shpendëve janë të thjeshtë dhe efektve të cilët do të ndihmojnë shpendët në oborrin tuaj. Kjo do i ndihmojë shumë kur shpendët e lodhur të rrisin zogjtë dhe të mbrohen nga i ftohti dhe dimri i vështirë.
http://www.springalive.net/world/springalive/feeding-birds
Gjithashtu është një mënyrë e duhur për të parë nga afër llojet e ndryshme të shpendëve në oborrin dhe zonën tuaj.
1. Mbajini larg grabitqarëve
Kontrolloni kafshët shtëpiake! Macet janë vrasëse të shpendëve dhe zogjve, kështu merreni parasysh kur të vendosni shtëpizat e shpendëve dhe ushqyesit e tyre. Mbani macet tuaja larg nga foletë e shpendëve.
2. Pastrojini nga mbeturinat
Shpendët mund të ngatërrohen në çanta plastike, zihen në kurth dhe mund të lëndohen, ngordhin ose kapen lehtë nga grabiqarët. Ato mund të ushqehen me mbetje të vogla plastike duke menduar që është ushqim të cilat shkaktojnë dëmtime të mëdha dhe ngordhjen e tyre. Copëzat e mbeturinave mund ti përdorin shpendët për të ndërtuar foletë dhe përfundojnë duke vrarë zogjtë e sapo çelur. Prandaj pastrojini mbeturinat në zonën tuaj.
Dritaret!
Vendosja e ngjitësve dhe shiritave me ngjyra ose dizanje të ndryshme në dritaren tuaj parandalon përplasjen e shpendëve me dritaret. Ju madje mund të blini ushqyes të cilët ngjiten në dritare!
http://www.springalive.net/world/springalive/birds-and-windows
Disa këshilla për pronarët e shtëpive që kanë ballkone:
![]() |
| Harabela që ushqehen në një vend të përbashkët, foto nga M. Radziszewski |
- Mbillni bimë që tërheqin insektet me të cilat të ushqehen shpendët, siç janë levandot.
- Blini ushqyes për shpendët të cilat ngjiten në dritare.
- Sigurohuni një burim uji për vaska të vogla të shpendëve.
- Bashkëpunoni me komshitë tuaj për të bërë kopshtet e komunitetit miqësore për shpendët.
http://www.rspb.org.uk/hfw/about/casestudies/balcony.aspx
Disa këshilla për të ndihmuar shpendët e Spring Alive
Dejka
Dejkat janë në rrezik sepse vendi i foleve që ato kanë përdorur për vite me rradhë po shkatërrohet. Me teknikat e reja të ndërtimit, riparimit të shtëpive, rinovimet, madje me prishjet e të çarave të vjetra të ndërtesave Dejkat po humbin shtëpitë e tyre.
Gjëja më e mire që mund të bëni për Dejkat të cilët përshkojnë distanca të mëdha dhe kthehen në të njëjtin vend për të folezuar vitin tjetër është të vendosni shtëpizat e vogla të dejkave lart në shtëpinë tuaj.
http://www.rspb.org.uk/discoverandenjoynature/discoverandlearn/birdguide/name/s/swift/grounded.aspx
http://www.swift-conservation.org/Installing%20Swift%20Nest%20Boxes%202013%20(small).pdf
http://www.swift-conservation.org/EuropeHelp.htm
Dallëndyshja bishtgërshërë
Bëni disa vrima të vogla (50mm te gjat dhe 200mm të gjera, në garazhdin dhe çatinë e shtëpisë tuaj ose lërini dritaret hapur për dallëndyshet që të kenë mundësi për ndërtimin e foleve të tyre. Dallëndyshet ndërtojnë foletë e tyre në hapsira të vogla dhe kanë nevojë për dritë.
Gargulli
Nëse jetoni në Europën e jugut dhe Afrikën e jugut, mbillni shumë bimë vendase të cilat tërheqin bletët dhe fluturat!
Qyqja
Gardhet me bimë ndihmojnë shpendët si Dredhuesi dhe Gushëkuqi për të bërë foletë që ndihmojnë qyqen sepse ato janë shumë mikpritëse. Lulemustaku, hithrat, shelgjet janë të mira për vemjet të cilat janë të preferuarat e Qyqes.
Lejleku i bardhë
Lejleku rikthehet në të njëjtën fole vit pas viti. Nëse ju keni fatin të keni folenë në shtëpinë tuaj, sigurohuni që të pastroni folenë nga plastikat dhe spangot pasi të largohen në vjeshtë ose përpara se të vinë në pranverë.
http://www.springalive.net/world/springalive/cleaning-surroundings-of-storks-nests




