Shumë shpendë ndërtojnë foletë e tyre në zgavra të vogla. Por shpyllëzimi i pyjeve ka bërë që të priten pemët e vjetra të cilat kanë qënë shtëpi për shumë shpendë që ndërtojnë foletë e tyre në zagavrat e këtyre pemëve. Gjithashtu zëvendësimi i ndërtesave të vjetra me të reja, bën që shpendët si Dejkat dhe Dallëndyshja bishtgërshërë të mos i përdorin më çatitë e shtëpive si vend për ndërtimin e foleve dhe të rrisin të vegjlit e tyre.
Shtëpizat e shpendëve janë një zëvendësues shumë i mire i shtëpive të tyre dhe më shumë se 60 lloje shpendësh i pordorin ato. Llojet rezidente të rregullta janë: Trishtili i kaltër, Trishtili i zi, Trishtili i madh, Zvarritësi i zakonshëm, Harabeli i shtëpisë, Harabeli i malit, Shtura, Mizakapsi i përhimë, Mizakapsi i zi, Gushëkuqi, Dallëndyshja kërbisht bardhë, Dejka, Skifteri kthetra zi dhe Kukuvajka e pyjeve.
Në linket e mëposhtme do të gjeni informacionin për ndrtimin e llojeve të ndryshme të shtëpizave të vogla për shpendët e ndryshëm.
- Small birds - from tits to woodpeckers
- Nestboxes for the roof - sparrows, starlings and swifts
- Boxes for owls and kestrels