25 / 11 / 2024
Svjetski dan lasta - 19. mart
Dan lasta - 19. mart
Le të njohim fqinjët tanë të preferuar
Dallëndyshet bishtgërshërë janë një nga speciet më të përhapura dhe të njohura të shpendëve në botë. Le ti njohim ato! :)
Cilat janë ndryshimet mes Dallëndyshes bishtgërshërë, Dallëndyshes kërbishtbardhë, dhe Dejkës.
Përdorni këtë guidë nga BBC Nature të të ndihmojë në identifikimin e të katër specieve migatore, të cilat janë dhe fluturuese shumë të mira. Shijojeni vëzhgimin!
Source: http://www.bbc.co.uk/nature/22527420
More tips from the RSPB on identifying
Ne jemi me fat që kemi Dallëndyshet si fqinjët tanë
Dallëndyshet i përdorin shpellat dhe shkëmbijtë për riprodhim, dhe tani janë adoptuar si komshitë e njerëzve. Ndërtojnë foletë nën ura dhe ndërtesa të tilla si hambarët e fermave, garazhdë dhe në restorante të populluara. Kjo do të thotë se shpendët janë speciet më të njohura në botë! Tani foletë e Dallëndysheve bishtgërshërë nuk i gjejmë në një vend që nuk është modifikuar nga njeriu. Foletë e tyre janë në formë kupe prej balte dhe kashte, të veshura me pupula.
Dallëndyshet janë fluturuese shumë të mira
|
Le të jemi të mirë dhe të rrespektueshëm me ata! © SEO |
Dallëndyshet janë shpend të vegjël migratorë të cilat shikohen duke fluturuar fushave, shpejtë, lirshëm dhe këndshëm. Ato më shumë kapin ushqimin në ajër, por në kushte jo të mira të motit ndonjëherë ushqehen në tokë.
Dallëndyshet hanë insektet!
© SEO |
Dallëndyshet janë miqtë e fermerëve sepse pastrojnë pa u lodhur fshatin duke ngrënë shumë insektet të cilat do të hanin të korrat. Dallëndyshet hanë shumë miza, brumbuj, grerëza, bletë të egra, tenja, karkaleca, dhe insekte të tjera dhe disa kërmijë dhe merimanga. Herë pas here hanë manaferra dhe fara. Numri i zogjve që rriten me sukses jep një tregues se sa i shëndetshëm është mjedisi.
Më shumë ushqim i disponuar = më shumë zogj të rritur!
Dallëndyshet gjenden në të gjithë botën – cikli i migrimit të tyre është i njohur nga të gjithë!
Dallëndyshet janë shpendë migrues, që do të thotë që fluturojnë në distanca të mëdha. Dallëndyshet kanë fuqinë të mbledhin bashkë njerëzit për kujdesin gjatë migrimit të tyre. – Si përshembull me programin “Spring Twin” të Spring Alive.
© WBSJ / Spring Alive |
© WBSJ; Illustrations nga Minori Kataoka |
Find out more about Barn Swallows, their migrations and listen to the calls they make!
Kërcënimet që hasin dallëndyshet tona
© Cezary Korkosz |
© SEO |
○Në Afrikë ndryshimet e rrugëve të migrimit me shumë mundësi mund të kenë një ndikim seriozë. Hulumtimet kanë treguar se Dallëndyshet kthehen në gjendje të keqe në zonat e tyre të shumimit dhe bëjnë më pak vezë.
○ Kushtet e pafavorshme të motit në Europë që janë duke ndikuar tek Dallëndyshet:
▫ Pranvera e ftohtë dhe ngricat e vona janë rrezik për këta shpendë të vegjël.
▫ Vera e nxehtë dhe e thatë do të thotë se thahen pellgjet, insektet dalin dhe rrezikojn të vdesin nga nxehtësia.
▫ Shkretëtira e Saharasë po zgjerohet, kjo do të thotë se Dallëndyshet kanë një migrim të ashpër dhe mund të vdesin nga nxehtësia dhe lodhja.
Si mundem unë të ndihmojë?
Tema e Spring Alive 2016
Dallëndyshet e lagjes time
Bëhuni një shkencëtarë i Dallëndysheve!
Mirëprisni fqinjët tuaj migrues!
Përveq ngrënies së inekteve në lagjen tuaj, Dallëndyshet bishtgërshërë dhe Dallëndyshet kërbishtbardhë sigurojnë pamje të mahnitshme po ti shikosh duke fluturuar apo në foletë e tyre, dhe kanë pasur një lidhje të ngushtë me njerëzit për një kohë të gjatë. Si mund ta kthejmë këtë në favor?
Ndihmoni foletë duke mos i shqetësuar ato:
Dallëndyshja bishtgërshërë | Dallëndyshja kërbishtbardhë | ||||
---|---|---|---|---|---|
Encouraging nesting | Encouraging nesting | ||||
Helping broken nests | Helping broken nests | ||||
Buy or build a nest
|
Advice if people want to prevent House Martins from nesting:
|
Disa njerëz mendojnë se të kesh fole të këtyre shpendëve special në shtëpi ose në ndërtesa janë të besdisshme dhe bëjnë rrëmujë!
Ju mund t'ju tregoni atyre se sa të mrekullueshme janë Dallëndyshet bishtgërshërë ose Dallëndyshet kërbishtbardhë në shtëpi, se si popullata e tyre është në rënie dhe si duhet të jenë mysafirët tanë të mirseardhur.
Më shumë informacion për jashtëqitjet dhe patrazitët (jo të dëmshëm për njerëzit):
https://www.rspb.org.uk/discoverandenjoynature/discoverandlearn/birdguide/name/h/housemartin/droppings_and_parasites.aspx
Nxisni insektet duke mbjellë shumë lule dhe bimë miqësore me insektet në kopshtin tuaj në mënyrë qe ato të konsumohen nga shpendët!
Përdoreni këtë guide të mrekullueshme të vëzhgimit të Dallëndysheve bishtgërshërë nga shoqata Zogjtë e Egër të Japonisë, një udhëzues shumë i mirë për shkollat, mësuesit me formualarë anketash dhe udhëzime se si të kryeni sondazhet për Dallëndyshen.
Na informoni në cdo kohë www.facebook.com/springaliveforbirds :)
10 këshillat tona se si të beheni nje vëzhgues i mirë i shpendëve
Ne shohim një zog të vogël në tokë dhe mendojmë se është i vetëm, i pafuqishëm, i vogël, i ftohur, i ngathët dhe me push…është e vështirë të rezistojnë dhe mbijetojë. Shpesh njerëzit ndërhyjnë kur në fakt shumica e zogjve janë “të sapoçelur” të cilët duhen lënë vetëm.
Përshembull sot pak fëmijë pëlqejnë të dëgjojnë thirrjen e Qyqes se sa prindërit e tyre dhe këta të fundit më pak se gjyshërit e tyre.
Nëse vendosni jashtë ushqim për shpendët, ju do të ndihmoni shpendët e zonës në kohën kur ushqimi në natyrë është i pakët, dhe kështu ato do të jenë gati për tu shumuar në pranvërë.
Bëjeni Pranverën të vij plot gjallëri në oborrin apo kopshtin tuaj!
A jeni i shqetësuar për dëmin që po i bëhet jetës së egër në zonën tuaj, por ju nuk dini të bëni asgjë për këtë? Ndoshta ju keni një vend të preferuar për të shijuar natyrën dhe doni të siguroheni nëse ajo zonë është e mbrojtur?
E thënë thjeshtë shkenca qytetare është një kërkim nga qytetarët e thjeshtë të cilët nuk janë shkencëtarë profesionist. Shumë nga zbulimet më të mëdha në botë janë bërë nga njerëz të cilët nuk kanë kualifikime kërkimore apo shkencore.
Lejlekët fluturojnë në zonën përreth për të mbledhur materiale për foletë e tyre dhe mund të marrin me vete objekte të ndryshme të krijuara nga njeriu pa e kuptuar se ato mund të jenë të rrezikshme.
Shumë shpendë ndërtojnë foletë e tyre në zgavra të vogla. Por shpyllëzimi i pyjeve ka bërë që të priten pemët e vjetra të cilat kanë qënë shtëpi për shumë shpendë që ndërtojnë foletë e tyre në zagavrat e këtyre pemëve.