Lejlekët fluturojnë në zonën përreth për të mbledhur materiale për foletë e tyre dhe mund të marrin me vete objekte të ndryshme të krijuara nga njeriu pa e kuptuar se ato mund të jenë të rrezikshme.Që në vitët 1980, spango plastike janë endur në pëlhurën e qindrave foleve të Lejlekëve. Më të rrezikuar janë zogjtë në fole të cilët mund të ngatërrohen nga këmbët ose krahët e tyre dhe mund të plotësojë lëndime serioze apo dhe ngordhjene tyre.
Qeset plastike përbëjnë një problem tjetër serioz. Nëse një zog mund të fusë kokën në qese plastike dhe nuk ja del ta heq sa më shpejt, mund të rrezikojë që të ngordhë.
Ju dhe miqtë tuaj mund të ndihmoni duke pastruar spangot, qeset plastike, dhe mbetje të tjera të rrezikshme në zonat ku Lejlekët ushqehen dhe mbledhin material për folenë e tyre. Nëse shikoni ndonjë zog të ngatërruar në fole, kontaktoni organizaten për mbrojtjen e shpendëve të zonës suaj, në mënyrë që ata të organizohen dhe ta shpëtojnë zogun sa më parë.