Nëse vendosni jashtë ushqim për shpendët, ju do të ndihmoni shpendët e zonës në kohën kur ushqimi në natyrë është i pakët, dhe kështu ato do të jenë gati për tu shumuar në pranvërë.
Si shpërblim ju do të merrni një pamje magjepse të shpendëve kur ato të vinë në oborrin tuaj për tu ushqyer.
Vendosim ushqyes me fara të ndryshme për shpendët, edhe për ata që ushqehen në tokë.Përzierjet që përmbajnë arra të plota janë të rënësishme vetëm në stinën e dimrit, sepse ato mund të mbysin zogjtë në fole.
Farat e vogla dhe drithërat, janë të parapëlqyera për harabelin e shtëpisë, dredhuesin, gardalinën, cërlën e kallamishteve dhe kumrinë. Farat e mëdha dhe drithërat si bollguri i papjekur, farat e misrit dhe thekra janë shumë të njohura për shpendët.
Farat e lulediellit janë një ushqyes shumë i mirë për shpendët gjatë gjithë vitit. Përmbajtja e yndyrnave është më e lartë tek farat me ngjyrë të zezë se sa tek farat me vija. Farat e lulediellit janë të vogla dhe të zeza, me përmbajtje të lartë të yndyrnave. Shpendët kanë nevojë për fara të mira që të ushqehen, dhe janë të preferuarat për gardelinat dhe zogbarin sqepshkurtër.
Kikirikët janë të pasur me yndyrë dhe parapëlqehen nga trishtili i madh, cërla gushëgjelbër, harabeli shtëpisë, zvarritësi i shkrepave, qukapiku larosh i madh dhe zogbari sqepshkurtër. Mos ju jepni shpendëve kirikë të kripur ose të pjekur mire sepse kjo mund ti vrasë ato. Kikirikët gjithashtu mundet të përmbajnë toksicitet të lartë e cila mundet ti vrasë shpendët kështu tregohuni të kujdesshëm kur i blini ato.
Qoftet janë një ushqim shumë i mire gjatë dimrit. Shmangni çantat me rrjetë najloni të cilat mund ti zënë në kurth dhe ti lëndojnë shpendët.
Ju mund të përgatisni ushqim për shpendët me mish derri, viçi dhe të përziera me fara, arra, fruta të thata, tërshërë, djathë dhe bukë. Përdorni rreth 1/3 deri në 2/3 maksimumi. I përziejm mire dhe i vendosim në një enë të zbrazët ose në një tas plastik. Mos përdorni yndyrë të vjetër nga skuqja dhe pjekja sepse kjo është ngjitëse dhe shpendët mund të lyejnë pendët e tyre.
Bëjeni sa më të lehtë për shpendët gjetjen e ushqimit.
Përdorni mollët dhe dardhat e zbutura ose të dëmtuara dhe frutat e rrëzuara poshtë pemëve si ushqyes për bishtatundësit dhe mëllënjat.
Nëse ju keni këto specie në oborrin tuaj si Ilqja, murriz, vadha egër, bushi dhe ushinthi, të gjitha prodhjnë fruta me të cilat shpendët ushqehen. Bimët kacavjerrëse si hedera strehon insekte dhe merimanga, me të cilat ushqehen shpendët e vegjël.
Farat e bimëve të egra si teasel i egër dhe gjembgomari janë të parapëlqyera nga gardelinat e vogla. Ju gjithashtu mund të mbjellni luledielli ose varietetet dekorative të lulelakrës dhe lërini frutat dhe farat e bimëve që të ushqehen shpendët.
Mbajtja e barit të shkurtër dhe lënia e pjesëve të tokës të zhveshura janë të përshtatshme për tushat, mëllënjat, gushkuqin dhe dredhuesit për të gjetur krimbat e tokës dhe kafshë të tjera të vogla.
Shpendët kanë nevojë për ujë që të pinë dhe të lahen. Vendosja jashtë e ujit është gjëja më e rëndësishme që duhet bërë në ditët e nxehta dhe gjatë dimrit ku burimet burimet natyrore të ujit mund të ngrihen. Ena në të cilën hedhim ujin duhet të jetë me parete të pjerrëta dhe të ashpëra për të shmangur rrëshqitjen e shpendëve apo dhe mbytjen e tyre.
Higjena e ushqyesve të shpendëve
Kur shumica e shpendëve mblidhen në vende të vogla, rreziku nga infeksionet rritet. Shumica e infeksioneve përhapen nga jashtqitja. Nëse jashtëqitja e tyre do të përziej me ushqimin ose ujin, shpendët do të marrin infeksione dhe do të sëmuren.
![]() |
| Higjena e ushqyesve të shpendëve. Foto nga RSPB online shop |
Disa këshilla se si të mbani oborrin tuaj të shëndetshëm
Gjithonë zëvendësoni ushqimin e ndenjur ose mykur sepse është një terren i përshtatshëm për mbarështimin e mikroorganizmave të cilat sjellin sëmundje për shpendët ose mundet ti vrasë ato. Nëse ushqimi ndërrohet rregulisht dhe prap përmban myk atëhere vendoseni më pak.
Nëse përdorim një enë është akoma më mire se sa ta vendosim ushqimin direkte në tokë, sepse është më e lehtë për tu pastruar. Ushqmi i vendosur direkte në tokë mund të tërheqë minjtë.
