Qyqja është nje shpend në përmasat e një pëllumbi, me pjesën e sipërme ka ngjyrë hiri dhe barkun ngjyrë të bardhë. Ato janë shumë të vështira për t’u dalluar. Nëse arrini të dalloni një Qyqe, ju mund ta shihni atë në ngjyrë të zezë, duke fluturuar shumë shpejt përreth fushave, midis ligatinave. Por ka shumë të ngjarë që mund ta keni dëgjuar ndërsa është duke fluturuar. Një mashkull i Qyqes lajmëron për praninë e tij, në sajë të tingullit karakteristikë “kuku-ku, kuku-ku”. Ato janë të zakonshme pothuajse në gjithë llojet e terreneve, në ligatinat dhe në terrene të hapura si dhe në shpatet e maleve. Fakti më interesant rreth Qyqes është se ato nuk i ndërtojnë vetë foletë e tyre. Ato i vendosin vezët në foletë e llojeve të tjera.
Me çfarë ushqehen?
Me insekte – shumica flutura (larva) dhe brumbujt. Qyqja nuk dallohet në llojet e veçanta të preve, por klasifikohet tek insektet që janë të shumta në numër dhe prandaj kjo është mënyra më e lehtë për t’i gjetur ato.
Foletë e Qyqeve
Në vend që të ndërtojnë folenë e tyre përdorin foletë e shpendëve “mikpritës”, si: Dredhuesi gushëpërhime dhe Drenja e Luadhit. Kur një Qyqe femër gjen një fole të përshtatshme dhe shpendët e tjerë nuk po e shohin, ajo nxjerr një prej vezëve të saj dhe e lëshon në atë fole (e cila nuk është e saja). Ndonjëherë këto fole janë ndërtuar nga shpendë që janë më të vegjël se vetë Qyqja. Shpendët “prindër”(të cilët nuk e kuptojnë këtë gjë) duhet të punojnë edhe më shumë për të ushqyer te vogëlin “gjigad” të Qyqes , duke e ngatërruar me të vegjëlit e tyre.
Dimërimi
Vendet e dimërimit të Qyqes dhe foletë e tyre në Europë gjenden në Afrikë, zakonisht në savane. Disa shpendë nga pjesa perëndimore e Azisë, gjithashtu, e kalojnë dimrin në Evropë, të tjerë në Azi deri në Guinenë e Re në Paqësor.
Popullata e Qyqes në Europë
Në Europë, popullata e Qyqes është shumë herë më e madhe dhe më e qëndrueshme, megjithëse popullata në Europën Perëndimore ka ardhur duke u zvogëluar, më shumë e vënë rë në Francë.