Lejlekët janë të gjatë, kanë qafë të shtrirë e të gjatë, me këmbë të kuqe të gjata dhe një sqep të kuq, të drejtë e të mprehtë. Pendët e bardha të kokës, qafës dhe trupit bëjnë kontrast me pendët e zeza të krahut, të cilat i japin një refleks nga lejla në jeshile. Një njollë e vogël e zezë e lëkurës rrethon ngjyrën kafe të syve.
Ȅshtë gjithashtu shumë e lehtë për të njohur tingullin e një lejleku - ata kanë një karakteristikë të veçantë të “të kërciturit” të sqepit së bashku, tingull që është i ngjashëm me kërcitjen e dy shkopinjëve të trashë.
Mënyra më e lehtë për të parë një lejlek është të kontrollosh në folenë e tij, por, gjithashtu, mund të shihet edhe në livadhe të lagështa dhe fushat e korrura. Foletë e lejlekëve janë shumë të mëdha dhe të ndërtuara në vende të larta me pamje të gjithanshme. Ata mund të shihen në Europë nga marsi deri në fund të gushtit.
Si të bëjmë ndryshimin midis një Lejleku të vogël dhe një të rrituri?
Gjinitë janë të ngjashme në pamje, megjithëse meshkujt janë pak më të mëdhenj. Më të vegjëlit kanë sqep gri dhe këmbë të trasha të kuqe. Ata gjithashtu e kanë më të theksuar ngjyrën gri sesa partnerët e tyre.
Me çfarë ushqehen?
Lejlekët ushqehen me brejtës, krimba të tokës dhe të gjitha llojet e reptilëve dhe amfibëve të vegjël. Ata nuk kanë ndonjë ushqim të preferuar – ata ushqehen me kafshë që jetojnë më shumë rreth foleve të tyre.
Lejlekët europianë kanë ndërtuar foletë e tyre në struktura të krijuara nga njeriu që në Mesjetë. Ata mund të gjenden në çatitë e shtëpive, kullave, oxhaqeve, mureve, mullarëve, veçanërisht ndërtojnë fole në majën e kullave. Lejlekët rikthehen për t’u shumuar në të njëjtin vend ose afër tij, çdo vit. Më të vegjëlit gjithmonë provojnë të rikthehen në vendin ku u lindën – mund të gjenden edhe disa fole që kanë qenë në përdorim për qindra vite.
Dimërimi
Lejlekët dimërojnë në Afrikën Qëndrore.
Popullata e Lejlekëve në Evropë
Fatkeqësisht, Lejlekët mund të shihen vetëm në disa vende të Europës. Që nga shekulli i kaluar, numri i Lejlekëve të kthyer në Europë ka ardhur duke u zvogëluar. Shkaku i kësaj është ndryshimi i klimës dhe humbja e habitateve ujore