Dallëndyshet janë zogj të vegjël me shpinë të zezë të stolisur në blu, fyt në ngjyrën e “ndryshkut”, bark të bardhë dhe bisht të gjatë. Kur fluturojnë, ato duken tërësisht të zeza. Eshtë e lehtë të identifikohen nga bishti i gjatë dhe fluturimi i lehtë.
Dallëndyshet i cicërojnë dhe përshpërisin njëra-tjetrës kur qëndrojnë nëpër tela ose përgjatë anëve të ndërtesave – madje mundet edhe të të zgjojnë nga gjumi. Ato fluturojnë në veri të Europës në pranverë për t’u riprodhuar, i lindin dhe i rritin te vegjëlit e tyre. Ato mund të shihen në Mbretërinë e Bashkuar nga marsi në shtator. Dallëndyshet i ndërtojnë foletë e tyre duke ngjitur baltën në formën e një kupe të vogël.
Si të bëjmë dallimin midis një Dallëndysheje dhe një Dejke?
Dejka është më e madhe se dallëndyshja, krahët e saj janë më të gjatë, më të ngushtë dhe në formë të harkuar.
Dallëndyshja ka krahë më “fleksibël”, ato mund të shihen qartësisht kur i perkulin. Bishti i një dallëndysheje është më i gjatë.
Përgjithësisht duhet të mbani mend që dallëndyshet mund të hasen në zonat rurale ndërsa Dejka në zonat urbane.
Si të bëjmë dallimin midis një Dallëndysheje të vogël dhe një të rrituri?
Dallëndyshet e reja janë më të vogla dhe kanë bisht më të shkurtër sesa prindërit e tyre. Nëse ju jetoni në një fermë, me siguri që atje do të gjeni një fole në ndërtesat e vjetra, poshtë trarëve të drurit ose trungjeve. Nëse jeni shumë i qetë, ju mund të shikoni pakëz nga jeta familjare e një dallëndysheje - mund të shihni disa prindër që ushqejnë të vegjëlit e tyre me insekte.
Me çfarë ushqehen?
Më së shumti me insektet fluturuese, më rrallë mundet me insektet që zihen në fluturim nga toka ose sipërfaqe ujore, por ndonjëherë mund të zihen gjithashtu duke qëndruar mbi bime ose nën tokë.
Foletë e dallëndysheve
Foleja zakonisht është e fshehur brenda një ndërtese ose poshtë një ure. Ajo zakonisht ka formën e një çerek-sfere të ndërtuar me baltë ose argjile; e përzier me fije të gjata bari dhe kashtë. Eshtë e ngjitur në mure, trarë, kornizë dhe është gjithmonë e hapur nga lart.
Dimërimi
Vendet e dimërimit të zogjve europianë gjenden në pjesën perëndimore të Afrikës, nga zona ekuatoriale deri lart në kufirin jugor të kontinentit.
Popullata e dallëndysheve në Europë
Dallëndyshet janë të zakonshme dhe popullata e tyre është e qëndrueshme në Europë, megjithatë shkatërrimi i mjedisit të tyre dhe rrethimeve natyrore mund të bëjë që dallëndyshet të zhduken nga kontinenti.